Çfarë bëri Georgina për të ngushëlluar Ronaldon pas eliminimit?

Gosip | 2 vite më parë

Ditë të vështira, veçanërisht për Cristiano Ronaldon. Portugalia e tij humbi përballë Francës, duke lënë kështu Euro 2024 në çerekfinale. Kampionati i parë evropian në të cilin kampioni portugez nuk shënoi asnjë gol dhe humbi një penallti ndaj Sllovenisë në fazën e 16-shes.

Për fat të mirë, CR7 mund të llogarisë gjithmonë mbështetjen e partneres së tij, Georgina Rodriguez, e cila fluturoi në Gjermani për të qenë pranë babait të fëmijëve të saj. Me një pamje super seksi ajo asistoi në humbjen e portugezit dhe menjëherë më pas u përpoq të ngushëllonte në mënyrën e saj partnerin…

Për kthimin e Cristiano Ronaldos në shtëpi në Arabinë Saudite, Georgina Rodriguez përgatiti një darkë me qirinj për ta ndarë me të gjithë familjen.

“Mirë se erdhe në shtëpi, dashuria ime”, ka shkruar Rodriguez në Instagram ku ka postuar një foto të darkës, ndërsa Ronaldo është në divan, mjaft i dëshpëruar, me një nga trashëgimtarët e tij. Më pas Georgina ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e marrë: “Sa emocione të bukura përjetuam me këtë kampionat europian. Faleminderit përgjithmonë”, ka shkruar ajo duke shoqëruar disa foto të realizuara në Gjermani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme