Georgina: Cristiano Ronaldo ka vetëm një të metë

Në një intervistë për Sportëeek, Georgina Rodriguez ka vlerësuar partnerin e saj Cristiano Ronaldo. Sipas modeles portugezi është një shembull i vërtetë për shumë meshkuj. Me shumë përparësi dhe shumë pak defekte. Në të vërtetë, vetëm një sipas rrëfimit të 28-vjeçares. “Cristiano është një super baba dhe shoqëruesi më i mirë që mund të ëndërroja ndonjëherë”, siguroi Georgina dhe më pas shtoi: “Defekti i tij? Ai nuk gatuan. Ne kemi një kuzhinier, por ndonjëherë gatuaj”.
Një nga problemet e para që kishte CR7 në Arabinë Saudite ishte ai i pamundësisë për të gjetur një kuzhinier personal. Siç u zbulua nga Daily Mail pak kohë më parë, lojtari prej kohësh kërkonte një kuzhinier të aftë për të përgatitur pjata tradicionale portugeze, por edhe sushi dhe pica. Pas disa përzgjedhjeve, Ronaldo arriti të punësojë personin e duhur, i cili sot alternohet me Georgina, e cila i pëlqen shumë të jetë në kuzhinë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




