Murinjo zbulon tatuazhin: Më bindën tifozët e Romës

Gosip | 4 vite më parë

“Ky është tatuazhi im”. Ai premtoi, “Do t’ju tregoj së shpejti” u betua dhe më në fund në rrjetet sociale Mourinho zbulon tatuazhin misterioz kushtuar edhe Romës: Europa League, Champions dhe Conference, tre trofetë janë në krahun e djathtë të Special One, ai është i vetmi trajner që ka fituar tre kupat evropiane me klube të ndryshme (Porto, Inter, Manchester United dhe Romë).

“Gëzimi i tifozëve të Romës më shtyu ta bëja. Më pas mendova për diçka të veçantë, diçka që do të nderonte të gjitha klubet ku kam fituar kompeticionet evropiane. Në të njëjtën kohë doja një tatuazh unik, një tatuazh që, kështu larg, mund të kem vetëm unë… Alberto më tregoi disa propozime, thjesht ndryshova disa detaje. Këtu është tatuazhi im”, ka shkruar Mourinho në postimin në Instagram, duke u treguar të gjithëve dizajnin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme