Kriza e karburantit, 7 orë pritje për Bentley-n e Ronaldos

Edhe Cristiano Ronaldo duhet të merret me krizën e karburantit që po kap Mbretërinë e Bashkuar, mes mungesës së benzinës dhe radhëve të gjata para shpërndarësve. Për të mbushur sebratorin e Bentley -t luksoz të asit portugeze, shkruan Daily Mail, një shofer i punësuar prej tij duhej të priste gati shtatë orë jashtë stacionit të shërbimit Wilmsloë, jo shumë larg shtëpisë së CR7.
Në fakt, makina e portugezit, me vlerë rreth 250 mijë euro, me të cilën javët e fundit ai ishte fotografuar shpesh në hyrje të qendrës sportive të Manchester United, në Carrington, nuk kaloi pa u vënë re nga shoferët e tjerë në radhë.
Të njëjtin fat pati edhe një makinë tjetër nga koleksioni i pasur i Ronaldos, një Range Rover: në këtë rast edhe, pasi duhej të priste më shumë se gjashtë orë në radhë, një anëtar i sigurisë personale të Ronaldos u detyrua të hiqte dorë sepse ndërkohë karburanti ishte mbaruar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




