Valbona, ekipi fitues i Grupit A në Kategorinë e Dytë

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Valbona është shpallur ditën e sotme skuadra kampione e Kategorisë së Dytë për Grupin A. Falë këtij suksesi, ekipi i Valbonës do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa mbetet për t’u parë se kush do të shpallet ekipi kampion i Grupit B, pasi të dyja skuadrat kampione do të përballen së bashku për titullin e këtij edicioni të Kategorisë së Dytë.

Ekipi i Valbonës ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Grupin A, ku deri në fund ishte në garë për vendin e parë me skuadrën e Besëlidhjes dhe vetëm fitorja e ditës së sotme ndaj Murlanit me rezultatin 5-1 e shpalli kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin A.

Në fund të takimit u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të fituesit të Grupit A, që u dorëzua nga Drejtori i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të vendoset se kush do të fitojë edhe titullin kampion të Kategorisë së Dytë për Grupin B, teksa Pogradeci kryesues do të përballet me Turbinën ndërsa AF Luftëtari që është vetëm një pikë larg vendit të parë do të luajë në transfertë me skuadrën e Butrintit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme