Bledar Devolli, trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit

Bledar Devolli nis një aventurë të re në Kosovë. Trajneri gjirokastrit është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Lirisë së Prizrenit, skuadër që militon në Kategorinë e Parë.
“FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri, Bledar Devolli. Me një karrierë të pasur dhe përvojë të konsiderueshme në futbollin shqiptar, Devolli sjell me vete vizion dhe profesionalizëm.
Klubi beson se nën drejtimin e tij, FC Liria do të vazhdojë rrugën drejt suksesit dhe do të përmbushë objektivat e saj”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




