Merkato/ La Liga më e varfër se kurrë, vetëm Sevija ka paguar

Klubeve spanjolle nuk u dalin llogaritë pasi në këtë merkato të janarit, La Liga renditet e 25-ta në Europë mes kampionateve sa u përket shpenzimeve për kartonët e lojtarëve.
Kur nga mbyllja e merkatos na ndajnë shumë pak ditë vetëm skuadra e Sevijës ka shpenzuar (2.5 mln euro) për të blerë një lojtar (Vargas). Lëvizja tjetër ishte ajo e Jumës, i cili pagoi klauzolën e tij (125.000 mijë euro), për tu kthyer te skuadra e Mançester Sitit. Janë plot 13 skuadra të La Liga-s që nuk kanë bërë asgjë në merkto si në hyrje edhe në dalje.
Kampionati që ka shpenzuar më shumë deri më tani në këtë merkato të janarit është Premier Liga angleze e cila ka hedhur në merkato 300 milionë euro ( Siti ka shpenzuar 150 milionë euro). Ndërsa në Francë PSG ka bërë një goditje prej 70 milionë eurosh duke blerë Kvaratskhelia nga Napoli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




