Ancelotti, gati për të stërvitur Mbappe: Do t’i gjejmë një vend…

Carlo Ancelotti, i ftuar në “Giffoni Film Festival” ka dhënë disa deklarata për sezonin e ardhshëm me Real Madridin, për Kylian Mbappé dhe për të ardhmen. Pikërisht për këtë çështje të fundit ai deklaroi: “Nuk e di se kur do të ndalem; kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj çdo ditë punë”.
Për marrëdhënien e tij me Real Madridin: “Real është familje. Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin”.
Për stolat e tij me më pak fat, Juventus dhe Napoli: “Ishin eksperienca, jo dështime”.
Për Kampionatin Evropian: “Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat evropian me pak intensitet, lojtarët më cilësorë erdhën të lodhur”.
Për Mbappe: “Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend…” tha ai me shaka.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




