Kthesë e re te Barça, Xavi është gati të thotë lamtumirë

Spanjë | 2 vite më parë

E ardhmja e Xavi Hernandez është kthyer në pikëpyetje. Për këtë flet edhe gazeta Sport, sipas së cilës presidenti Joan Laporta tani ka vendosur të shkarkojë trajnerin e katalanasve pasi ka pasur mendime të lëkundura javët e fundit. Numri një i Blaugranas do të udhëtojë nesër në Zaragoza për të parë ndeshjen e ekipit të femrave kundër Real Sociedad në finalen e Kupës, ndërsa të dielën do të jetë në tribunat e Olímpic Lluís Companys për të parë ndeshjen e Rayo Vallecano.

Një fitore e Barçës do të çertifikojë objektivin minimal të sezonit, vendin e dytë në La Liga. Me objektivin e arritur, javën e ardhshme do të jetë koha për të folur sërish me Xavi dhe për të shpallur ndryshimin në stol. “Është një vendim që presidenti e ka marrë tashmë dhe që mund të shmanget vetëm me një ndryshim tjetër rrënjësor, diçka që nuk është përjashtuar asnjëherë te Barça kohët e fundit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme