2 ndeshje skualifikim për Xavin, tekniku do jetë në stol në “Klasiken”

Parashikimet u respektuan. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, u dënua me dy ndeshje skualifikim pas kartonit të kuq që mori në “Metropolitano”. Komisioni i Disiplinës i Federatës Spanjolle të Futbollit e “kurseu” trajnerin e skuadrës blaugrana që mund të merrte një pezullim më të gjatë.
Xavi nuk do të mund të udhëheqë skuadrën e tij nga stoli në ndeshjet kundër Las Palmas dhe Cadiz. Por, ai do të jetë në pankinë për “klasiken” e shumëpritur në Santiago Bernabéu kundër Realit të Madridit, e planifikuar të luhet në 21 prill. Mund të jetë një ndeshje vendimtare për titullin e La Liga-s: dy rivalët e vjetër aktualisht janë të ndarë me tetë pikë në renditje.
Xavi gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 600 euro, 100 më pak se ajo e vendosur ndaj Barcelonës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




