Zidane mbron Hazard: Duhet durim, të gjithë duam të kapërcejë

Spanjë | 6 vite më parë

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, kërkoi më shumë durim për Eden Hazard pas disfatës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Club. “Njerëzit do të dëshironin të shihnin versionin më të mirë të Hazard, por me të duhet treguar durim. Ne jemi të gjithë me Eden dhe ne duam që ai të largojë problemet fizike njëherë e përgjithmonë”, tha tekniku i skuadrës madrilène për Movistar TV.

Trajneri francez ka komentuar gjithashtu dhe sfidën e humbur në gjysmëfinalen e Superkupës, duke e zbutur disi presionin q ëka pushtuar skuadrën. “Nuk është një faliment. Kjo është jeta, nuk mund të fitosh gjithmonë”. Eliminimi, i drejtë? “Pjesa e parë nuk ishte e mirë. Ata kishin dy raste dhe  shënuan. Pjesa e dytë ishte ndryshe. Ne goditëm një shtyllë, krijuam raste, shënuam një gol. Por nuk ishte e mjaftueshme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme