Messi: starti i dytë më i mirë i vitit te Barça, pavarësisht

Katër gola në tre ndeshje që nga fillimi i vitit të ri. Më mirë se kaq, Leo Messi shkoi vetëm në vitin 2016, kur golat e shënuar deri më 10 janar ishin pesë. Barcelona e Koeman arriti të ringrihet dhe të kthehet në pozita të përshtatshme për klubin, me pak fjalë, në sajë të kthimit në nivelet më të larta të numrit të saj dhjetë. Dopietë me Bilbao, dopietë kundër Granadës, vetëm me Huesca doli pa shënuar, që kur nisi viti 2021.
Pesë vite më parë ai arriti të shënonte një gol më shumë, falë dy golave të shënuar kundër Espanyol dhe Granada plus një, në Kupën e Mbretit, gjithmonë të shënuar kundër kushërinjve të tyre katalanas. Me pak fjalë, Messi është rikthyer përsëri dhe te Barcelonë nuk e dinë nëse duhet të buzëqeshin apo të vazhdojnë përpara me nostalgjinë, duke menduar sesi mund të ishin ngjyrat blaugrana pa flamurin e tyre gati njëzet vjeçar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




