Barcelona dhe merkato, Koeman bën llogaritë

Spanjë | 6 vite më parë

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në La Liga kundër Granada, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman foli për tregun e transferimeve, veçanërisht pë rata që do të largohen nga katalanasit: “Ne tashmë u kemi komunikuar lojtarëve se mendoj se është më mirë të gjejnë hapësirë ​​diku tjetër. Vendimi pastaj merret me lojtarët. Unë mendoj se për disa, pa përmendur emra, duke pasur parasysh moshën e tyre të re, është më mirë që të kërkojnë hapësirë ​​diku tjetër. Një lojtar i ri nuk mund të shkojë një vit pa luajtur, përndryshe ai nuk mund të përmirësohet”.

Përsa i përket lojtarëve që mund dhe duhet të vijnë, trajneri holandez u shpreh: “Këtë sezon do të ishte e rëndësishme, sepse ne duam të përmirësojmë skuadrën. Ne kemi nevojë për më shumë konkurrencë dhe efektivitet në disa pozicione. Por unë e kuptoj situatën e klubit dhe nëse nuk është e mundur ne do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet, duke shpresuar në sezonin e ri”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme