Zidane në izolim, kontakt me një pozitiv me Covid

Zinedine Zidane ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pozitiv me Coronavirus dhe është future menjëherë në karantinë. Gazeta e Madridit, AS konfirmon lajmin dhe shpjegon se trajneri francez i Real Madrid është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por në përputhje me protokollin e La Ligës ai nuk e ka drejtuar stërvitjen dhe është në izolim në pritje për të ditur rezultatin e tamponit, të cilit i është nënshtruar.
Sipas LaLiga, megjithatë, edhe nëse Zidane do të ishte negativ, ai duhet të presë tri ditë para se t’i nënshtrohet një testi të ri. Menaxheri francez rrezikon të mos jetë në stol kundër Osasuna në raundin e 18-të të kampionatit spanjoll.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




