Real Madrid humbet ritmin, 1-1 me Elche

Spanjë | 6 vite më parë

Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Elche, në këtë javë të 16-të të La Liga-s në Spanjë. Të besuarit e trajnerit u dukën që do e kishin gjithçka të lehtë në këtë sfidë për të rrëmbyer tri pikët e radhës, madje arritën të gjejnë rrugën e rrjetës që në minutën e 20-të me anë të Modric.

Por vendasit në pjesën e dytë rikthyn barazpeshën falë një 11-metërshi të kthyer në gol nga Fidel 52’. Një mundësi e humbur për Blancos, nërsa skuadra e vendit të parë, Atletico ka bërë detyrën përballë Getafe duke fituar 1-0. Aq më tepër që formacioni I trajnerit Simeone ka një ndehsje më pak dhe diferenca me Realin ëhstë dy pikë.

Në sfidat e tjera, Granada ka mposhtur 2-1 Valencian, në një sfidë që prodhoi dhe tre kartona të kuq. 2-1 është suksesi i Celta Vigo në shtëpi përballë Huesca.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme