Real, në ndjekje të Atletico-s, Casemiro e Benzema “shpërthejnë”

Spanjë | 6 vite më parë

Atletico thërret, Real Madrid përgjigjet. Në javën e 15-të të La Liga, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka arritur të marrë një fitore 2-0 përballë Granada-s, që i ka dhënë mundësinë të ngjitet në vendin e parë në klasifikim, me pikë të barabarta e të besuarit e trajnerit Diego Simeone, 32 pikë për secilën.

Pas një pjese të parë pa gola, madrilenët arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 57-të të takimit, një krosim i Asensio është shfrytëzuar nga Casemiro, që është treguar i pagabueshëm me kokë. Më pas, në fund të takimit është Benzema që mbyll të gjitha llogaritë për këtë sfidë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme