E ardhmja e Olimpiadës, “Los Angeles 2028”

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Rizgjedhja e Donald Trump në presidencën amerikane nuk do të ketë asnjë ndikim në përgatitjet për Lojërat Olimpike të Los Angeles 2028. Kështu janë shprehur organizatorët e kësaj olimpiade duke theksuar se “lojërat ishin mbi politikën”.

Kryetari i LA28, Casey Wasserman (Kejsi Uatermen), tha se organizatorët e kësaj olimpiade në metropolin e Kalifornisë Demokratike ishin të sigurt se do të punonin pa probleme edhe me administratën e presidentit Trump. “Olimpiada nuk ka të bëjë me politikën dhe as me ngjyrat e saj, blu apo të kuqe , Lojërat Olimpike kanë të bëjnë me ngjyrat e flamurit, të kuqe, të bardhë dhe blu. Këto janë lojërat e Amerikës që zhvillohen në Los Anxhelos, kjo gjë qëndron mbi politikën.

Bisedat tona me qeverinë federale përfshijnë njerëz nga çdo parti. Kjo është natyra e botës në të cilën jetojmë. Në këtë vend, njëra palë nuk mund të diktojë gjithçka. Kërkohet bashkëpunim dhe koordinim”. Më tej Ëasserman, theksoi faktin se Trump kishte qenë president i SHBA-së në vitin 2017, kur Lojërat iu dorëzuan Los Anxhelosit.

“Trump ishte president atëherë kur morëm lojërat në 2017 dhe nënshkruam dokumentet e detyrueshme për ofrimin e sigurisë dhe transportit. Ne kemi pasur sukses si me administratën republikane dhe atë demokratike, ndaj nuk kemi dyshim se kështu do të vazhdojë”. Ëasserman tha gjithashtu se zyrtarët e LA28 nuk kishin shqetësime në lidhje me politikat e ardhshme të administratës së re.

“Presidenti Trump ka qenë tepër i qartë në lidhje me përgjegjësinë që ne kemi për të pritur ngjarjet dy ngjarjet e mëdha sportive, Kupën e Botës në 2026 dhe më pas në 2028 me Lojërat Olimpike. Ne mezi presim të vazhdojmë partneritetin shumë të mirë që kemi pasur në të gjitha nivelet e qeverisë federale”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme