Azerbajxhani, kampion bote në mundjen klasike

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Azerbajxhani është kampion bote në mundjen klasike, apo stili greko-romak, në Botërorin e të rriturve në peshat jo olimpike, i cili është duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”. 85 pikë për Azerbajxhanin, që ka lënë nga pas Iranin me 51 pikë dhe Armeninë me 35 pikë. Ndërkohë në peshat individuale në peshën deri në 55 kilogram vendi i parë ishte për azerbajxhanasin Eldaniz Azizli.

Më pas një tjetër azerbajxhanas i artë në mundjen klasike e kjo në peshën deri në 63 kilogram, ndërsa bëhet fjalë për Nihat Zahid Mamadli. Tjetër medalje e artë për Azerbajxhanin, kjo në peshën deri në 72 kilogram, kurse fitues ishte Ulvi Ganizade. Dhe medalja e fundit e artë ishte në peshën deri në 82 kilogram, teksa vendi i parë ishte për iranianin Mohamadali Abdolhamid Geraei.

Në këtë mënyrë Azerbajxhani dominon mundjen klasike, kurse e mërkura do të jetë për fituesit e femrave dhe e enjtja për mundjen e lirë, që shënon dhe fundin e Botërorit, i cili nga 21 Tetori ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme