Volejboll femra: Tirana fiton derbin ndaj Partizanit

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Pas ndërprerjes për shkak të finaleve të Kupës së Shqipërisë, Superliga e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra është rikthyer në parket të mërkurën në mbrëmje, teksa është luajtur edhe takimi i fundit i javës së 12-të. Kjo javë nisi më 9 mars me takimin Skënderbeu-Barleti Volej, që u fitua nga korçaret 3-0, duke vijuar më 15 mars me dy përballje të tjera, Pogradeci-Lushnja 3-0 dhe Vllaznia-Teuta 3-0.

Dhe takimi i fundit ka qenë derbi i kryeqytetit, që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH 3, ka dhuruar disa përmbysje, duke kurorëzuar në fund fituese vajzat bardheblu.

Partizani i drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga e fiton setin e parë 26-24, por Tirana e drejtuar nga turku Bylent Karshiollu, ka reaguar menjëherë, duke e marrë të dytin 25-21 dhe duke rikthyer barazpeshën në sete. Partizani rikthehet ta fitojë setin e 3-të, madje bindshëm, 25-18, por Tirana ia kthen menjëherë reston, duke e marrë setin e 4-t, 25-17 dhe duke e çuar gjithçka në setin e 5-të dhe të fundit.

Aty ku Tirana ruan gjakftohtësinë dhe e fiton atë 15-10 dhe gjithë ndeshjen 3-2 me sete, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve, në vendin e 3-të, dy pikë më pak sesa Partizani i vendit të dytë, dhe 5 pikë prapa Skënderbeut kryesues.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme