Teuta, gati për Kupën e Shqipërisë

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Mundja shqiptare nis aktivitetet e saj për vitin 2024 me Kupën e Shqipërisë. Teuta si një ekip tradite është me pretendime, gjë të cilat i bën të ditur për Radio Televizionin Shqiptar dhe trajneri Sinan Trimi.

“Objektivat i kemi për dy vendet e para dhe kemi sportista të cilët do t’i plotësojmë me Teutën 2 shto dhe Teutën A, që është me 10 sportistët e formacionit. Do të plotësojmë dhe pesë peshat e Teutës B. Kështu që jemi të përgatitur. Kemi bërë stërvitje”, nënvizon trajneri i Teutës në mundje.

Madje kryetrajneri i durrsakëve është i bindur se paraqitja në kampionat do ta çojë drejt marrjes së trofeut në Kupën e Shqipërisë.

“Isha shumë i kënaqur nga çunat. Morëm shtatë vende të dyta dhe një vend të parë, si dhe tre vende të treta. Besoj se këtë objektiv do ta arrijmë dhe për Kupën e Shqipërisë”, thotë Trimi.

Por cilët janë sportistët që pretendojnë të ngjiten në vendin e parë nga mundja durrsake?

“Janë dy-tre sportistë të veçantë. Kam Sure Vrionin, Endri Avdylin, Arjan Dane dhe Haxhi Sina tek të cilët pres për medalje”, ka përfunduar Sinan Trimi.      


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme