Malisheva merr kupën “Holta”

Sporte të tjera | 4 vite më parë

Malisheva ishte fituesja e Kupës “Holta” në Gramsh, kjo në volejboll për vajza për moshën deri në 18 vjeç, e cila u zhvillua mes katër ekipeve. Përveç Malishevës në këtë aktivitet mori pjesë dhe Gramshi si organizatore e veprimtarisë, që erdhi në kuadrin e festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë, si dhe Elbasani dhe Kërçova.

Në ndeshjen e parë, Malisheva fitoi 2-0 me Gramshin, 25-9 dhe 25-20. Në ndeshjen e dytë, Kërçova mundi Elbasanin 2-0, 25-22 dhe 25-20. E për vendin 3-4, Elbasani mundi Gramshin, 2-0, ndërsa i fitoi setet në shifrat 25-15 dhe 25-13. Finalja ishte më e ekuilibruar, pasi Malisheva ka fituar 2-1 ndaj Kërçovës. 25-20 seti i parë për Malishevën. I dyti 25-12 për Kërçovën dhe në finale 15-12 për Malishevën, që kupën e ka marrë nga deputeti i Partisë Socialiste, Besmir Ajazi, si dhe kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe. Një aktivitet që shtoi dhe më tepër miqësinë mes ekipeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme