Bletërritësi Vero Zika, një jetë mes koshereve – Bletaria, nga pasioni në biznes të suksesshëm

Aktualitet | 2 vite më parë

Vero Zika, 79-vjeçari nga Tepelena, i ka kushtuar mbi gjysmë shekulli bletarisë, një pasion që e nisi në vitin 1975 dhe që me kalimin e viteve e ktheu në një aktivitet të mirëfilltë.

Fillimet e tij ishin të thjeshta, por përkushtimi dhe dashuria për këtë zanat e çuan në zgjerimin e prodhimit, duke arritur deri në 150 koshere në vitin 2000.

“Në vitin 1975 kam qenë në një majë mali. Atje kam filluar me bletët. I kisha pasion. Me prishjen e sistemit kam punuar me një furgon për tregti. E lashë atë punë dhe bleva rreth 150 koshere, duke i shtuar,” shprehet bletërritësi.

Për të, kujdesi ndaj bletëve nuk është thjesht një punë, por një mënyrë jetese që kërkon durim dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Çdo ditë, ai i dedikon orë të tëra vëzhgimit dhe mirëmbajtjes së koshereve.

“Unë e kam biznes këtë, sepse kam mbajtur familjen me to. Tregtojmë në Tiranë, Lushnjë, Vlorë dhe në malet e Elbasanit,” thotë z. Zika.

Sot, puna e tij është kthyer në një biznes fitimprurës, por mbi të gjitha mbetet një pasion që nuk njeh moshë.

Për Vero Zikën, bletaria është më shumë se një profesion: është trashëgimia që ai dëshiron të lërë pas për brezat e ardhshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme