Po kurohet për kancer, mbreti Çarls përballet me efektet anësore të ilaçeve

Europë | 2 vite më parë

Mbreti Çarlsi III ka dalë nga spitali ku u shtrua shkurtimisht një ditë më parë për të trajtuar efektet anësore të ilaçeve që po merr kundër kancerit.

Monarku 76-vjeçar i Britanisë së Madhe zbuloi vitin e kaluar se është sëmurë me një formë tumori që ende nuk e ka bërë publik. Ai është tërhequr nga detyrat publike prej tre muajsh, megjithëse vazhdon të takohet me kryeministrin dhe të konsultohet për politikat e qeverisë.

“Madhëria e tij tani është kthyer në Clarence House [gaz. rezidenca mbretërore në Uestminster] dhe si masë përkujdesjeje, me urdhër të mjekut, programi i nesërm po ashtu do të riplanifikohet. Madhëria e Tij u shpreh ndjesën të gjitha atyre që mund të jenë prekur ose zhgënjyer,” njoftoi pallati mbretëror.

Mbretëria britanike vijon si një institucion prej 1 mijë vjetësh dhe po kryesohet nga mbreti Çarls nga viti 2022, me ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elizabeta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme