Presidenti sllovak vizitë në Tiranë, pritet nga homologu Begaj

Aktualitet | 2 vite më parë

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë, ku është pritur në një ceremoni nga homologu Bajram Begaj.

Më pas krerët e dy shteteve nisën takimin në ambientet e Presidencës për të dalë në orën 11:30 në konferencën për media.

Kjo është vizita e parë e një presidenti sllovak në Shqipëri.

 Qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi i interesit për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. “Të dy presidentët do të diskutojnë zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, situatën e sigurisë në Evropë dhe marrëdhëniet transatlantike. Presidenti sllovak do të shoqërohet në Tiranë nga ministri i Mbrojtjes Robert Kalinak (Smer-SD)”, ka njoftuar Zyra e Presidentit Pellegrini.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë e pas takimit me homologun Begaj, Presidenti Pellegrini do të takohet me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe kryeministrin Edi Rama. Përveç kësaj, presidenti sllovak është planifikuar të vizitojë Muzeun Bunk’art 2, i cili përkujton përvojën e ngjashme historike të të dy vendeve me regjimet totalitare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme