Konfirmohet dëmtimi i Ismajlit, mbrojtësi humbet ndeshjen e radhës në kampionat

Futboll Bota | 2 vite më parë

Ardian Ismajli u grumbullua nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit kundër Anglisë dhe Andorrës, por mbrojtësi kuqezi nuk luajti asnjë minutë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Mbrojtësi është kthyer në Itali dhe ka kryer të tjera testime te skuadra e Empolit, që konfirmojnë dëmtimin e tij.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se testet e bëra te futbollisti Ardian Ismajli, pas shqetësimit muskulor të pësuar me kombëtaren e tij, kanë evidentuar një dëmtim të shkallës së ulët të bicepsit femoris të kofshës së djathtë. Sportisti tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor italian”, shkruhet në njoftimin e klubit toskan, që do të humbasë lojtarin shqiptar në kuadër të ndeshjeve të ardhshme të kampionatit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme