Tërmet i fuqishëm në Mianmar, më shumë se 155 viktima

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Mianmarin dhe Tajlandën fqinje ditën e sotme duke shkatërruar ndërtesat, një urë dhe një digë.
Më shumë se 155 njerëz kanë gjetur vdekjen në Mianmar dhe më shumë se 730 kanë mbetur të plagosur, ku fotot dhe video nga dy qytete të goditura tregojnë dëme të mëdha.
Të paktën tetë persona gjetën vdekjen në kryeqytetin Thai, ku u rrëzua një ndërtesë në ndërtim e sipër.
Tërmeti ishte me magnitudë 7.7 dhe me një epiqendër afër Mandalejit, të Mianmarit (qyteti i dytë më i madh, i goditur në mesditë) u pasua nga një goditje e fortë me madhësi 6.4.
“Numri i vdekjeve dhe dëmtimet pritet të rriten,” tha gjenerali i lartë.
Qeveria e Mianmarit bëri të ditur se spitalet kanë nevojë të madhe për gjak, veçanërisht në zonat më të goditura, transmeton AP.
Zona që është goditur nga tërmeti është zonë sizmike. Në Bangkok, të paktën tre persona gjetën vdekjen në kolapsin e ndërtesës dhe 90 të tjerë rezultojnë të zhdukur nën rrënoja, sipas Ministrit të Mbrojtjes Phumtham Wechayachai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.








