Zyrtare, Partizani rikthen Gegën në pankinë

Abissnet Superiore | 2 vite më parë

Tifozët kishin hequr dorë dhe nuk prisnin një trajner të ri te Partizani në javët e mbetura pas shkarkimit të Aleksandar Veselinoviç, por shoqëria ka punuar në qetësi të gjetur teknikun e duhur.

Pas pothuajse 6 vitesh, Skënder Gega është rikthyer si trajner i Partizanit. Pikërisht në sezonin e fundit, atë 2018/2019 me klubin e kuq, 61-vjeçari fitoi edhe titullin kampion, duke u kthyer në të preferuarin e tifozëve.

Ndërkohë që pas aventurës së tij me Partizanin,Gega u largua për një periudhë duke marrë drejtimin e Al-Faisaly në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më pas, 61-vjeçari drejtoi Kukësin dhe Skënderbeun.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme