Ançeloti ironik me Flik dhe Tebas: Gjermani ka të drejtë s’jemi si Barça!

Spanjë | 2 vite më parë

Konferenca për shtyp e Karlo Ançelotit ishte një spektakël më vete dhe rivalja e radhës e ekipit mereng, Leganes, kaloi shumë shpejt në plan të dytë.

Barça nuk është si Reali – “Flik kishte të drejtë në konferencën për shtyp pasi Barcelona nuk duhej të luante aq shpejt kundër Osasunës, kur jo të gjithë lojtarët ishin kthyer nga kombëtaret respektive. Flik ka gjithashtu të drejtë kur tha se Barça nuk është si Reali. Ne nuk jemi si ata”.

Investigimi i UEFA-s – “Unë mendoj se gjithçka ka qenë brenda limiteve. Lojtarët tanë festuan në ‘Metropolitano’ ashtu siç bëjnë të gjithë. Por gjithsesi duhet të presim vendimin e UEFA-s”.

E ardhmja në Brazil – “Federata nuk më ka kontaktuar. Unë kam një kontratë me Realin dhe do të jem këtu deri ditën e fundit të saj. A kam biseduar me Ronaldon për këtë temë? Nuk e mbaj mend të kem folur me atë për këtë temë”.

Akuzat e reja të Tebas – “E dija se Tebas ishte i fiksuar pas Realit, por nuk e dija se ishte i fiksuar edhe me trajnerët. Mendoj se komentet e tij se kur i bëjmë ne zëvendësimet ishin të tepërta”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme