Të rriturit munden në miqësore nga U-21, Mareska u heq ditën e pushimit

Enco Mareska ka marrë masa ekstreme për lojtarët e ekipit të parë të Çelsit. Të mërkurën u mundën 3-0 nga skuadra e të rinjve deri në 21 vjeç dhe ky fakt ka irrituar teknikun italian, i cili ka vendosur që të anulojë ditën e pushimit.
Blutë e Londrës gjenden në vendin e katërt në Premier Ligë dhe janë në garë për të fituar një vend në Champions-in e vitit që vjen. Gara për të arritur një objektiv të tillë nuk është aspak e lehtë pasi nga vendi i dhjetë e ndajnë vetëm pesë pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




