Juventus, “Era” Tudor nis me fitore

Futboll Bota | 2 vite më parë

Aventura e Igor Tudor në pankinën e Juventusit nis me fitore. Në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A, bardhezinjtë mundën Genoan 1-0, duke arritur në kuotën e 55 pikëve në renditje dhe duke mbajtur ritmin e Bolonjës në luftën për vendin e katërt.

Një gol i Yildiz në pjesën e parë ka vulosur fatin e kësaj sfide. Në pjesën e dytë miqtë u përpoqën të reagonin, por Juve e menaxhoi ndeshjen dhe mbrojti avantazhin e tyre, duke marrë tre pikë të çmuara në betejën për Champions League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme