Rikthehet ora verore, akrepat shkojnë 60 minuta para

Në orën 02:00 të mëngjesit të 30 marsit, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, duke rikthyer orën verore. Ky ndryshim do t’u mundësojë të gjithëve të shijojnë më shumë rrezet e diellit dhe, njëkohësisht, të kursejnë energjinë elektrike.
Ndryshimi i orës verore është një praktikë që aplikohet për dekada në shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, ku orët kalojnë në kohën e verës të dielën e fundit të marsit dhe në orën dimërore të dielën e fundit të tetorit. Ky proces është unifikuar për të gjithë shtetet evropiane dhe realizohet në të njëjtën kohë, duke bërë që çdo vit të ndërrohen akrepat në të gjitha vendet evropiane.
Ky ndryshim i orës u vendos si ligj evropian në vitin 1981, me qëllimin për të optimizuar përdorimin e dritës natyrore dhe për të arritur kursime në energji. Ky ndryshim është bërë një traditë, që për shumë njerëz është shenjë e ardhjes së pranverës dhe ditëve më të gjata.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




