Fitër Bajrami në rrethe, besimtarët falin namazin në xhami e sheshe, luten që sakrifica e tyre të jetë pranuar

Aktualitet | 2 vite më parë

Ceremonia e faljes së Fiter Bajramit u zhvillua në të gjitha xhamitë e vendit e në qytete të mëdha dhe në sheshe. Të shumtë ishin besimtarët, të cilët iu bashkuan thirrjes së imamëve për t’u falur së bashku në qendrën e sheshit të Elbasanit, e për t’iu lutur Allahut që agjërimi i tyre të jetë pranuar.

“Është një festë e devotshme dhe u uroj të gjithëve gëzuar”.

“Uroj të gjithë bashkëqytetarët për këtë muaj të shënuar”, thanë besimtarët

“Lus Allahun të pranojë sakrificën dhe lutjen dhe çdo besimtari myslimane dhe çdo sakrificë e tyre të jenë pranuar Allahun krijuesin e gjithësisë” u shpreh Myftiu i Elbasanit, Agim Duka.

Ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë e Parrucës në Shkodër u zhvillua me praninë e qindra besimtarëve.

Ligjëratën e Bajramit e mbajti Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili u bëri thirrje besimtarëve për më shumë devocion dhe besim ndaj Zotit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe vlerave shpirtërore në jetën e përditshme.

“Vetëm në muajin e madhërishëm të Ramazanit njeriu të gjej paqen me Zotin e gjithësisë dhe mirëkuptimin me njëri-tjetrin” u shpreh Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari

Pavarësisht kushteve atmosferike jo të favorshme, ambientet e brendshme të xhamisë në Kukës dhe hapësirat përreth u mbushën plot me besimtarë, të cilët falën Fitër Bajramin dhe uruan begati dhe harmoni në këtë ditë të shenjtë.

“Ju uroj gëzuar çdo shqiptari, bekime ky muaj i madhërishëm”

“Pas një muaji sakrifice, sot është një festë. Gëzuar e mbarësi”, u shprehën besimtarët.

“Ju uroj besimtarëve myslimanë gëzuar këtë festë të shënuar dhe Allahu sjelltë mirësi e begati në familjet e tyre”, tha Myftiu i Kukësit, Emirjon Vathaj  

Pas faljes së namazit, besimtarët shkëmbyen urime mes njëri-tjetrit, duke ndarë gëzimin e kësaj dite të bekuar. Tradicionalisht, shumë prej tyre vijojnë të vizitojnë familjarët dhe të ndihmojnë ata që janë në nevojë, duke ruajtur kështu frymën e humanizmit dhe bujarisë që përçon kjo festë. Ndërsa myftinjtë kanë çelur dyert e kanë pritur urime nga besimtarë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare e përfaqësues të politikës e pushtetit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme