Rritet numri i turistëve në Durrës, të huajt të interesuar për trashëgiminë kulturore

Aktualitet | 2 vite më parë

Në Durrës janë shënuar shifra të tjera në rritje të turistëve të huaj që vizitojnë qytetin bregdetar. Për tre muajt e parë të këtij viti ka një rritje të dukshme të turistëve të huaj, thotë Alban Ramohitaj, drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.

“Duke parë edhe fluksin e turistëve që kemi patur nga janari deri tani, kemi një rritje të konsiderueshme të turistëve në këtë periudhë krahasuar me një vit përpara”, tha ai.

Ai shton se gjatë këtij sezoni për turistët që janë të apasionuar pas trashëgimisë sonë kulturore do të jenë në dispozicion për t’u vizituar Termat Romake, Forumi Bizantin, Torra Veneciane, Amfiteatri si dhe Hamami Mesjetar që hapet për herë të parë pas rikonstruksionit.

“Sitet kulturore thuajse i kemi të aksesueshme për vizitorët dhe për herë të parë do të kemi edhe Hamami Mesjetar, që do të jetë i vizitueshëm nga turistët”, u shpreh Alban Ramohitaj.

Ndërkaq listës së monumenteve të kulturës dhe historisë i mungojnë edhe këtë vit Muzeu Arkeologjik dhe Shtëpia Muze e Aleksandër Moisiut, pasi ende po punohet për zbatimin e projekteve për rikonstruksionin e tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme