SHBA lëviz bombarduesit. Ja ku përqendrohet fuqia e zjarrit amerikan

Retë e luftës po mblidhen mbi Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin politik në maksimum kundër Iranit duke dërguar të paktën tre bombardues stealth B-2 Spirit në bazën amerikane në Diego Garcia, në Oqeanin Indian .
Një lëvizje kjo që sipas ekspertëve lidhet gjithashtu me një intensifikimin e afërt të fushatës së sulmeve ajrore kundër milicëve Houthi në Jemen, të mbështetur nga Republika Islamike.
Pask ditë më parë Irani ka refuzuar zyrtarisht çdo mundësi për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor që po zhvillohet me shpejtësi, njoftoi presidenti i vendit, Masoud Peskov.
B-2 Spirits, të cilët mbërritën nga baza ajrore Whiteman në Misuri, arritën në instalimin ushtarak në Ishujt Britanikë këtë javë.
Sipas asaj që raporton Ilgiornale, një zëdhënës i Komandës Strategjike të SHBA konfirmoi vendosjen, duke e inkuadruar atë si pjesë të përpjekjeve të Pentagonit për të “frenuar, zbuluar dhe, nëse është e nevojshme, mposhtur sulmet strategjike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj “.
Bombarduesit stealth , secili me vlerë më shumë se 2 miliardë dollarë, janë të pajisur me teknologji që i bëjnë të padukshëm për radarët e armikut dhe janë projektuar për t’u armatosur me armë konvencionale ose bërthamore.
B-2 është i vetmi aeroplan i llojit të tij në shërbimin amerikan i aftë të mbajë GBU-57 Massive Ordnance Penetrator, një bombë ” buster bunker ” që mund të arrijë objektivat e vendosura thellë.
Karakteristikat e bëjnë ata veçanërisht të përshtatshëm për të kryer sulme kundër strukturave të ndërtuara nën tokë nga islamistët në Jemen dhe, mbi të gjitha, kundër atyre të ndërtuara nga regjimi i Ajatollahëve në Iran për të çuar përpara programin e tyre bërthamor në qendër të një negociate delikate ndërkombëtare. Të dy vendet ndodhen afërsisht 2,500 dhe 3,300 milje nga baza e Diego Garcia, përkatësisht, brenda rrezes së vlerësuar të B-2 prej 6,900 miljesh.
Bombarduesit, të cilët kanë qenë funksional për tre dekada, janë përdorur rrallë nga Pentagoni: së pari gjatë luftës në Kosovë dhe së fundmi në tetor 2024 për të goditur objektivat e lidhur me Houthi-t në Sanaa.
Analistët thonë se qeveria amerikane e udhëhequr nga presidenti i atëhershëm Biden përdori Jemenin për të demonstruar se kishte mjetet dhe vendosmërinë për të sulmuar Iranin .
Një strategji e ngjashme me atë të ndjekur nga administrata aktuale republikane.
B-2 Spirits që mbërritën ditët e fundit u shoqëruan nga aeroplanë mallrash C-17A Globemaster III, avionë që mund të transportojnë personel, pajisje mbështetëse dhe municione për operacionet e bombarduesve me rreze të gjatë.
Sipas John Hannah, i cili shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare të ish-zëvendëspresidentit Dick Cheney, ” ky përqendrim i paprecedentë i fuqisë dërrmuese të zjarrit amerikan ” në afërsi të rajonit të Lindjes së Mesme sinjalizon për Houthis se nëse nuk tërhiqen menjëherë, ” gjërat do të përkeqësohen shumë për ta “.
Duke përforcuar mesazhin e tij për militantët jemenas dhe Iranin, Uashingtoni dha gjithashtu dritën jeshile për të dërguar në zonë edhe aeroplanmbajtësen USS Carl Vinson përveç USS Harry Truman.
Presidenti amerikan Donald Trump ka lënë të kuptohet se çështja iraniane do të zgjidhet, përmes një marrëveshjeje ose një zgjidhje ushtarake, brenda dy muajsh.
Ndërkohë, autoritetet e regjimit kanë bërë të ditur se nuk synojnë të nisin bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në për programin e tyre bërthamor, por kanë lënë derën e hapur për negociatat indirekte “ si në të kaluarën ”.
Kryetari i parlamentit të Teheranit, Mohammad Kalibaf theksoi se nëse amerikanët do të sulmonin Republikën Islamike ” i gjithë rajoni do të shpërthente si një depo municioni nga një shkëndijë “, duke shtuar se në atë rast, bazat e SHBA dhe ato të aleatëve të tyre ” nuk do të jenë të sigurta “.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




