“Nëse nuk bien dakord për armët bërthamore, do të ketë bombardime”: Paralajmërimi i Trump për Iranin

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i SHBA Donald Trump ka paralajmëruar Teheranin për bombardime dhe tarifa shtesë nëse nuk ka marrëveshje për programin bërthamor të Iranit .

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime.”

“Ekziston gjithashtu mundësia, nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, që unë do të vendos tarifa shtesë ndaj tyre siç bëra katër vjet më parë”, tha presidenti amerikan në një deklaratë telefonike për NBC News.

Precedenti i mandatit të parë të Trump

Kujtojmë se, gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive ndërkombëtare, e cila vendosi kufizime të rrepta për programin e diskutueshëm bërthamor të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më pas ai rivendosi sanksione të rrepta amerikane.

Që atëherë, Teherani ka tejkaluar kufijtë e rënë dakord për programin e tij të pasurimit të uraniumit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme