Abissnet Superiore në RTSH, mes Vllaznisë dhe Teutës “fiton” mërzia, vendasit ankohen për gjykimin

Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Superiores. Sfida në “Loro Boriçi” u mbyll pa gola dhe me një rast të diskutueshëm.
Episodi kulminant i ndeshjes ishte me Delajn në pjesën e dytë, që i vetëm përballë portierit nuk ia doli të shënojë. Fillimisht Ferataj akordoi faull dhe karton të kuq për portierin Vata, që sipas tij e ndali në mënyrë të parregullt. Pas rishikimit në VAR, vendimi u ndryshua. Rasti në fjalë u konsiderua simulim i Delajt.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




