Paketa prej 11.25 mld euro-Ministrja e jashtme: Gjermania në krah të Ukrainës pavarësisht qeverive

Botë | 2 vite më parë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka riafirmuar angazhimin e Berlinit ndaj Ukrainës gjatë një vizite të papritur në Kiev ditën e sotme.

Duke njoftuar një paketë shtesë ndihme ushtarake prej 11.25 miliardë euro Baerbock theksoi se Gjermania qëndron pranë Ukrainës.

“Për shkak të ngërçit midis SHBA-së dhe Rusisë, është absolutisht thelbësore që ne evropianët të demonstrojmë se qëndrojmë pranë Ukrainës pa nëse dhe por – dhe se ne i mbështesim ato tani edhe më shumë”, tha Baerbock në një deklaratë pas mbërritjes në Kiev.

Ajo vuri në dukje se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën do të vazhdojë pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Berlin pas zgjedhjeve të 23 shkurtit, ku kristiandemokratët pritet të krijojnë një koalicion me socialdemokratët.

“Gjermania nuk do të braktisë popullin ukrainas – fqinjët tanë evropianë. Vendimi i partive qeverisëse aktuale dhe të ardhshme për të ofruar 3 miliardë euro shtesë për mbështetje afatshkurtër dhe 8.25 miliardë euro mbështetje ushtarake deri në vitin 2029 tregon solidaritetin dhe angazhimin tonë të fortë ndërpartiak”, tha Baerbock.

Gjithashtu, Baerbock njoftoi se Gjermania do të sigurojë 130 milionë euro shtesë në ndihmë humanitare dhe masa stabilizuese për të mbështetur Ukrainën.

Ajo akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për minimin e bisedimeve të armëpushimit duke vendosur kushte shtesë, ndërsa tha se aleatët e NATO-s do t’i adresojnë këto shqetësime në një takim të ardhshëm me homologun e tyre amerikan më vonë këtë javë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme