Si në përralla, Arminia Bielefeld shkruan historinë në futbollin gjerman

Ashtu si në përrallat më të bukura të futbollit, edhe në Kupën e Gjermanisë u shkruajt historia. Arminia Bielefeld, një skuadër e kategorisë së tretë, fitoi 2-1 dhe eliminoi fituesit në fuqi të trofeut Bayer Leverkusen, duke u kualifikuar në finale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes midis Shtutgartit dhe Leipzig.
Arminia Bielefeld mund të konsiderohet “vrasësi i të mëdhenjve” duke qenë se kishte eliminuar Hannover, Union Berlin, Freiburg dhe Werder Bremen në raundet e mëparshme të Kupës.
Skuadra e trajnerit Mitch Kniat u bë e para në historinë e futbollit gjerman që eliminoi katër skuadra të Bundesligës në një edicion të vetëm të Kupës së Gjermanisë pa qenë një ekip i kategorisë së parë ose të dytë dhe arriti në finalen e parë historike në këtë kompeticion.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




