Milan, Walker për të ardhmen: Nuk ka mbaruar me City-n, jam këtu në huazim

E ardhmja e Kyle Walker është ende larg të qenit e përcaktuar dhe ai vetë e konfirmon këtë në podkastin e tij. “Milani mbërriti në kohën e duhur, ishte klubi i duhur – konfirmoi ai -. Ndjeva se duhej të shkoja dhe të provoja diçka ndryshe. Mendoj se ishte zgjedhja e duhur për mua”.
“Megjithatë, nuk ka mbaruar me Manchester Cityn. Këtu jam vetëm i huazuar dhe duhet të kem parasysh që mund të kthehem. Natyrisht që të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje në fund të sezonit… Në çdo rast kapitulli nuk është mbyllur ende plotësisht, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




