Udhëtimet në det, anija “Hamburg” me 300 udhëtarë ndalon në portin e Vlorës

Aktualitet | 2 vite më parë

Turet me anije janë nga eksperiencat më të bukura për të shijuar nga pak gjithçka në natyrë. 

Aromë deti, copëza nga kultura dhe historia e një vendi, pa harruar shijen e kulinarisë, janë çfarë merr një vizitor nga vendi ku shkel.

Një tur i tillë, që prek tokën e disa shteteve, ka sjellë në bregdetin e Shqipërisë anijen turistike “Hamburg”.

Me rreth 300 turistë të kombësive të ndryshme në bord, pas vizitës në ishujt helenë, anija është ankoruar fillimisht në portin e Sarandës dhe këtë të enjte në Vlorë. 

“Kjo është kroçera e parë për sivjet, por një nga më të mëdhatë. Kanë ardhur rreth 300 pasagjerë, shumica francezë, por ka belgë, spanjollë, anglezë,” thotë një zyrtar.

Për turistët, Vlora ishte një kuriozitet që duhej shuar, ndërsa programi i tyre përfshin eksplorimin e plazheve të magjishëm dhe disa vende turistike.

Anija “Hamburg” do të largohet nga Vlora drejt Durrësit për të vijuar më pas lundrimin për në Francë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme