Rikthimi nga emigracioni, Rama: Koha është të bëjmë vendin

Politikë | 2 vite më parë

Tre histori njerëzore nga u treguan në podcastin e kryeministrit Edi Rama, si mesazh për të gjithë emigrantët që jetojnë jashtë dhe që duan të rikthehen në Shqipëri.

“Nuk u ktheva me idenë e qëndrimit, mendoja që ishte ajo Shqipëria fëminore që kisha lënë, por këtu gjërat kishin ecur shumë dhe Shqipëria ishte bërë burrërore. Sot në fushën e kreativitetit, Shqipëria është një magji në të gjitha dimensionet”, pohoi Aleksandër Çifligu.

“Kemi dy muaj që jemi kthyer përfundimisht dhe jetojmë në Theth. Shtëpia e të parëve është mbajtur nga të afërmit, po ne duam ta mbajmë siç është. Po shohim mundësitë e hotelerisë, turizmit dhe zhvillimit të asaj zone”, tha Lolita Lumi.

Gjithashtu dhe Besniku tha se tashme Shqipëria është një vend që mundet të ofrojë shumë për shqiptarët.

“Mora vendim të shpejtë, brenda dy muajsh mbylla kompanitë dhe bëra shitje dhe u ktheva në Shqipëri. U nxitova për ta lindur djalin në Shqipëri. Kur u ktheva po merresha me atë çfarë kisha bëra para se të ikja, prindërit merreshim me bujqësi, kultivonin bimë medicinale. E pashë si mundësi, dhe pashë potenciale të lartë. Mu desh të merresha me organizimin. Nisa të bëja grupimin e parë të fermerëve në zonë, u certifikuam me standartet”, u shpreh Besnik Koçi.

Kryeministri Edi Rama, në qendër të politikës se tij qeverisëse ka rikthimin e shqiptareve që jetojnë në emigracion, si një potencial i madh për vendin dhe zhvillimin e tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme