Tenis, Alcaraz triumfon në Montekarlo

Carlos Alcaraz fiton Masterin 1000 pikësh të Montekarlos, pasi ka mposhtur në finale me rezultatin 2-1 (6-3 1-6 0-6) Lorenzo Musettin.
Spanjolli mundi me përmbysje italianin dhe fiton titullin e 18-të në karrierë. Pas këtij triumfi dhe Alcaraz parakalon Zverev në renditjen e botërore dhe ngjitet në vendin e 2-të.
Lorenzo Musetti nis shumë mirë ndeshjen dhe fiton setin e parë 6-3. Alcaraz reagon në setin e dytë, të cilin e fiton 6-1. Nuk ka histori seti i tretë, që fitohet 6-0 nga spanjolli, i ndikuar edhe nga një problem muskulor që bllokoi Musettin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




