Iliria mund Luftëtarin dhe shpallet kampione e Kategorisë së Dytë

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Në stadiumin “Loni Papuçiu” u zhvillua finalja e Kategorisë së Dytë mes Ilirisë dhe AF Luftëtarit.

Të dyja skuadrat u renditën në vendin e parë në grupet përkatëse, A dhe B, në përfundim të sezonit të rregullt, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. Përballja e sotme përcaktoi fituesin e trofeut të Kategorisë së Dytë.

Ndeshja përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Ilirisë, me golin vendimtar të shënuar nga Santiago Selmani në minutat e fundit të takimit.

Pas ndeshjes, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i dorëzoi kupën skuadrës së Ilirisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme