Administrata e Trump kërcënon të ndalojë Harvardin që të regjistrojë studentë të huaj

Botë | 2 vite më parë

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bwrw tw ditur se do të ndalojë Universitetin e Harvardit të regjistrojë studentë të huaj nëse nuk pajtohet me kërkesat e qeverisë që do ta vendosin atë nën mbikëqyrjen e jashtme politike.

Trump është i revoltuar me universitetin e famshëm – i cili ka nxjerrë 162 fitues të çmimit Nobel – për refuzimin e kërkesës së tij për t’iu nënshtruar mbikëqyrjes mbi pranimet, punësimin dhe animin politik.

“Dhe nëse Harvardi nuk mund të verifikojë se është në përputhje të plotë me kërkesat e tij të raportimit, universiteti do të humbasë privilegjin e regjistrimit të studentëve të huaj”, thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme