Rritet numri i divorceve, Korça mban numrin më të lartë të shkurorëzimeve në qarkun juglindor

Sociale | 2 vite më parë

Martesat po përfundojnë gjithnjë e më shpesh me divorc, duke e kthyer këtë në një fenomen shqetësues vitet e fundit. Shkaqet që çojnë çiftet drejt ndarjes janë të shumta  që nga gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e komunikimit, e deri tek ndarja faktike. Avokatja Entela Dvorani, e cila ndjek prej vitesh çështje familjare në gjykatë, shprehet se që pas pandemisë është vënë re një rritje e frikshme e kërkesave për zgjidhje martese.

“Pas pandemisë pasojat e reja kanë sjellë atë pasojën ekonomike që gjendja e durimit brenda familjes ka mbaruar. Mungesa e mirëbesimit është faktori bazë”, u shpreh avokatja Entela Dvorani.

Sipas avokates më të shumtët janë emigrantë që kthehen vetëm për të formalizuar divorcin me partnerin që jeton ende në Shqipëri.

“Kemi çifte që prej dy, tre apo më shumë vitesh të veçuar fizikisht që kryejnë martesa të dyta bashkëjetese”, thotë avokatja.

Dvorani shton se së fundmi nuk mungojnë as rastet e çifteve mbi 70 vjeç që kërkojnë shkurorëzim, shpesh për arsye nga më të pazakontat.

“Po vijnë çifte në moshë”, tha Dvorani.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Korçës, në vitin 2023 u regjistruan 402 kërkesa për divorc, ndërsa në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 750. Për vitin 2025, tendenca është që numri i kërkesave për zgjidhje martese të vazhdojë të rritet.

Gazetare:  E. Xhindole  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme