“Polifonia në shekuj”, 30-vjetori i themelimit të shoqatës “Polifonia shqiptare”
Shoqata “Polifonia shqiptare” në bashkëpunim me Teatrin e Operës dhe Baletit, Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, organizoi një aktivitet me rastin e 30-vjetorit të themelimit të shoqatës, ku dashamirës të polifonisë promovuan simpoziumin e 9-të shkencor të kësaj pasurie.
“Polifonia është një nga gjërat me identitetin më të fortë, që ka një vulë kombëtare të pashlyeshme. Kjo ka ardhur në shekuj. Ju që e këndoni atë e njihni edhe më mirë,” u shpreh Mjeshtri i Madh, Zhani Ciko.
“Është në misionin e Ansamblit Kombëtar që t’i përcjellë këto vlera, sigurisht t’i ketë në repertorin e vet, që prej shumë e shumë vitesh e ka polifoninë si pjesë thelbësore të repertorit,” tha Sokol Marsi, drejtor i Ansamblit Kombëtar të Këngëve.
Në kulturën kombëtare shqiptare, polifonia zë një vend të rëndësishëm, jo vetëm pse ajo është një zhvillim i hershëm i konstitucionit shpirtëror të shqiptarëve, por dëshmon një marrëdhënie të një sërë faktorëve kulturorë dhe jetikë të shqiptarëve në zhvillime të vazhdueshme kohore dhe historike.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




