Anije me municione drejt Izraelit për luftën në Gazë, protestojnë marokenët: Jo armë gjenocidale në ujërat tona

Botë | 2 vite më parë

Më shumë se 1 mijë njerëz kanë protestuar në qytetin port maroken të Tangierit kundër ankorimit të planifikuar të një anijeje që thuhet se do të transportonte pjesë të avionëve luftarakë në Izrael.

Punonjësit e porteve dhe organizatat që mbështesin palestinezët në Gazë thonë në deklarata të veçanta se anija Maersk po transporton pjesë rezervë për avionët luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara në Izrael dhe do të ankorohej sot në Tangier.

Një turmë prej rreth 1,500 personash brohoret, “Njerëzit duan që anija të ndalohet” dhe “Jo armë gjenocidale në ujërat marokene” ndërsa kanë marshuar në një rrugë përgjatë portit të kontejnerëve Tangier Med, sipas korrespondentëve të AFP në vendngjarje.

Protestuesit në Tangier bëjnë thirrje gjithashtu për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis Marokut dhe Izraelit, të cilat u normalizuan në vitin 2020 si pjesë e Marrëveshjes së Abrahamit të udhëhequr nga SHBA.

Mbretëria e Afrikës së Veriut ka bërë thirrje zyrtarisht për “ndalimin e menjëhershëm, të plotë dhe të përhershëm të luftës izraelite në Gaza”, por nuk ka diskutuar publikisht për ndryshimin e normalizimit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme