Tah zyrtarizon largimin nga Leverkuseni: Nuk do të rinovoj

Futboll Bota | 2 vite më parë

Vjen një njoftim nga mbrojtësi i Bayer Leverkusenit, Jonathan Tah, në lidhje me të ardhmen e tij. Kontrata e qendërmbrojtësit të kombëtares gjermane skadon më 30 qershor 2025 dhe prej kohësh e ka bërë të qartë se ai nuk dëshiron të qëndrojë.

Pas ndeshjes së djeshme, ku skuadra e Xabi Alonso barazoi 1-1 kundër St. Pauli – me arratisjen tashmë përfundimtare të Bayernit të Mynihut në krye -, Tah konfirmoi zyrtarisht largimin e tij në verën.

“A do të largohem nga Bayer Leverkusen? Po, patjetër. Vendime për të ardhmen? Jo, të jem i sinqertë, nuk kam një afat kohor të saktë. Por klubi e di këtë. Dhe, siç kam bërë gjithmonë, kam komunikuar gjithçka shumë hapur. Gjithçka u tha që në fillim. Ishte një moment kur vendosa të mos rinovoj kontratën dhe të mos qëndroj këtu dhe situata ka mbetur e njëjtë që atëherë.”

Barcelona dhe Interi janë disa nga klubet që kanë shfaqur interes për lojtarin, që do të largohet nga Leverkuseni si lojtar i lirë në fund të sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme