Basketboll, Kendrick Nunn shpallet “Lojtari më i mirë” i Euroligës

Kendrick Nunn i Panathinaikos është shpallur “Lojtari më i mirë” (MVP) i EuroLigës për meshkuj për sezonin 2024–25.
Çmimi, i votuar nga kapitenët dhe trajnerët e ekipeve të EuroLigës, mediat e akredituara dhe tifozët, njeh lojtarin që pati performancën më të jashtëzakonshme gjatë sezonit të rregullt – dhe këtë vit, ai lojtar ishte Nunn.
Emri i Nunn u shfaq në fletëvotimet më shumë se çdo lojtar tjetër me votat e trajnerëve të Euroligës dhe kapitenëve të ekipeve që secili përbënin 35 për qind të votave, mediat që siguruan 20 për qind të votave dhe zgjedhjet e tifozëve 10 për qind. Sasha Vezenkov i Olympiacos Piraeus u rendit i dyti në votim i ndjekur nga TJ Shorts i Paris Basketball.
Anësori i Panathinaikosit ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke thyer rekorde me pikët e shënuara. Me një mesatare 21.1 pikë për ndeshje Nunn bëhet lojtari i dytë i klubit grek, që fiton këtë çmim individual.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




