Vora shpallet kampione e Kategorisë së Parë U-19 për edicionin 2024/2025

Edhe pse kanë mbetur ende dy ndeshje për t’u luajtur, Vora U-19 është shpallur matematikisht kampione e Kategorisë së Parë për edicionin futbollistik 2024/2025. Skuadra kryeson kampionatin me 63 pikë, 12 më shumë se ndjekësja më e afërt, Labëria, duke siguruar kështu titullin dy javë përpara përfundimit të kampionatit.
Një sukses i merituar i këtij ekipi, që nën drejtimin e trajnerit të talentuar Gerson Stojku, ka udhëhequr renditjen nga fillimi i kampionatit.
Të dielën u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut dhe medaljeve për skuadrën e Vorës nga FSHF. Trofeu iu dorëzua kampionëve nga Shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani.
Vora U-19 do të luajë në Kategorinë “Abissnet Superiore” në edicionin e ardhshëm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




